Albanian / Shqipe
Po mendoni të ktheheni në vendlindjen tuaj?
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) po zbaton një program kthimi që ofron organizimin e udhëtimit për personat që dëshirojnë të kthehen vullnetarisht nga Finlanda në vendin e tyre të lindjes. Përveç organizimit të udhëtimit, personat e kthyer mund të marrin grante në të holla që variojnë në përgjithësi nga 200 euro deri në 1500 euro për një të rritur dhe nga 100 euro deri në 1000 euro për një fëmijë, për të mbështetur ri-integrimin e tyre në komunitetet ku do të kthehen. Projekti mund të japë edhe një nivel më të lartë mbështetje, paguar në shërbime si arsim, mjete ose trainime profesionale.
Kush mund të fitojë mbështetje nga programi i IOM-it?
Ju mund të aplikoni për mbështetje për kthimin vullnetar nëse jeni azilkërkues në Finlandë, nëse keni fituar qëndrim për arsye mbrojtjeje ose nëse leja juaj e qëndrimit nuk është më e vlefshme dhe keni nevojë për ndihmë. Nëse aplikimi juaj për azil është ende në proces, juve do t’ju nevojitet ta tërhiqni aplikimin për t’u kthyer dhe të merrni mbështetje nga programi. Ju nuk e gëzoni këtë të drejtë nëse jeni shtetas i një vendi të BE-së, apo nëse keni marrë nënshtetësinë finlandeze.
Nëse jeni në një situatë të cenueshme, si për shembull, nëse jeni një i mitur i pashoqëruar, jeni në një gjendje të rëndë mjekësore ose nëse jeni viktimë e trafikut, është e rëndësishme që të tregoni këtë gjë në formularin e aplikimit. Ky informacion është thelbësor gjatë planifikimit të përgatitjeve të udhëtimit dhe ri-integrimit.
Si të aplikoni?
Ju duhet të plotësoni një formular aplikimi për Kthimin vullnetar të ndihmuar nga IOM dhe një formular aplikimi të IOM për ndihmë në ri-integrim. Në formularin e aplikimit për ndihmë në ri-integrim, ju duhet të tregoni se si synoni të përdorni mbështetjen për ri-integrim pasi të ktheheni. Të gjitha aplikimet përpunohen në mënyrë individuale nga IOM, duke vlerësuar statusin tuaj në Finlandë dhe aplikimin që keni paraqitur.
Ju mund t’i merrni formularët e aplikimit nga:
- Punonjësi social në komunën ose në qendrën e pranimit
- Rajoni lokal i policisë
- Zyra e IOM në Helsinki (detajet e kontaktit më poshtë)
- Faqja e internetit e projektit
Formularët e plotësuar dhe të nënshkruar duhet t’i dërgohen IOM Helsinki, që do të përpunojë aplikimin dhe do t’ju njoftojë për mundësinë e pranimit tuaj. Nëse aplikimi juaj pranohet, IOM Helsinki do të fillojë me organizimin e udhëtimit, në konsultim me ju.
Hulumtimi i IOM lidhur me burimet e informacionit
Me këtë projekt, IOM kërkon gjithashtu të mbledhë informacione mbi burimet e informacionit të përdorura nga personat e kthyer të mundshëm me anë të një pyetësori. Këto informacione do të përdoren nga IOM vetëm për të përmirësuar shërbimet tona për personat që kthehen vullnetarisht dhe jo për ndonjë qëllim tjetër në lidhje me aplikimin për qëndrim në Finlandë. Të gjitha informacionet e mbledhura do të jenë konfidenciale dhe pyetësorin mund ta plotësoni në mënyrë anonime. Nëse nuk dëshironi fare t’u përgjigjeni pyetjeve lidhur me burimet e informacionit, jeni të lirë të thoni jo.
Projekti i IOM financohet nga Fondi i Kthimit i BE-së dhe Shërbimi Finlandez i Imigracionit (Migri).
CONTACT INFORMATION